Kush është Viktori Gushi – hajni dhe vrasësi që para krimit lutej në kishë?
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj Viktor Gushit, i cili akuzohet për vjedhjen që me pasojë kishte vrasjen e dy personave si dhe plagosjen e tre të tjerëve, si dhe grabitjen e 16 bizneseve në kryeqytet brenda harkut kohor 2008-2012. Prokurorja e çështjes, Lindita Ziguri, shprehet në kërkesën e drejtuar gjykatës se synimi i Viktor Gushit ishte që me anë të parave të vjedhura të ngrinte një biznes të tij si dhe krijimin e një familjeje normale.
Në përshkrimin e Gushit, Prokuroria nënvizon se Gushi preferonte t’i kryente grabitjet vetëm në ditën e premtem pasi sipas tij kjo ishte dita me fat. Para kryerjes se grabitjeve ai lutej në Kishë për orë të tëra, “duke i thënë Zotit: të lutem mos më lejo të bëj ndonjë gjë të keqe”.
45-vjecari vepronte i vetëm dhe çdo vjedhje e kryente brenda 45 sekondash. Në të gjitha veprat penale – si vrasja e argjendarit Rrapo Sinanaj në tetor të 2011, dhe arkëtares Leonora Kaloci në mars të 2012 – sipas Prokurorisë, autori ishte i papërgjegjshëm, transmeton BW. Gushi ka tre vëllezër, dy motra dhe nënën, ndërkohë që i ati Kozmai ka vdekur para 4 vitesh. Ka kaluar një fëmijëri normale, të pashoqëruar nga ndonjë ngjarje tronditëse. Pas përfundimit të arsimit tetlvjecar, ka filluar arsimin profesional për ndërtim-montim dhe më pas atë teknik ndërtimi’ Gjatë kësaj periudhe është punësuar si murator dhe më pas ka kryer shërbimin ushtarak, ku pas përfundimit është larguar në Greqi.
Në shtetin fqinj ka bërë punë të ndryshme, derisa në vitin 1992 është kthyer në Shqipëri dhe ka hapur një dyqan në qytetin e lindjes. Ai është martuar, dhe martesa i zgjati tri vite. Pasi është ndarë nga bashkëshortja dhe ka humbur një shumë të konsiderueshme parash në firmat piramidale, është rikthyer në emigracion, ku ka qëndruar deri në vitin 2005.
Gjatë kësaj kohe është dënuar dhe ka vuajtur për pesë vite dënimin për të substancave narkotike. Pas lirimit nga burgu, është rikthyer në Shqipëri dhe ka banuar në Tiranë, ku gjatë këtyre viteve ka rralluar kontaktet me familjarët, meqë për shkak paqëndruueshmërisë së vendbanimit nuk ka krijuar shoqëri. Shumë shpejt ka gjetur punë si përgjegjës fabrike, ku ka punuar për rreth një vitm dhe më pas e kanë larguar pasi ka vjedhur materiale në ambientin e punës, për të cilën është dënuar me tre muaj burg. Pas lirimit nuk është punësuar më dhe ka jetuar me paratë e përfituara nga shitja e dyqanit dhe shtëpisë në Patos, si dhe kursimet nga punët e mëparshme. Më pas ka jetuar me të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal.
Më pas Gushi ka filluar të luajë me lojëra fati deri sa i bëhet zakon i përditshëm. Ka preferuar të qëndrojë vetëm dhe siç shprehet – “të mos përzihet me të tjerët në mënyrë që edhe të tjerët të mos përziheshin me të”. Ka pasur një stil jetesë të vetmuar, gjë që ka ndikuar në largimin nga normat sociale dhe shkëmbimi social, duke ndihmuar në krijimin e “rregullave” të tij.
Synimi i tij ishte të krijonte një shumë të caktuar parash që më në fund do ta ndihmonte të kishte biznesin