Kalo te lënda

Kuçi: Ideja e Isës për referendum e panevojshme

Për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, ideja e mbajtjes së një referendumi për bisedimet me Serbinë është e panevojshme, meqë, sipas tij, të gjitha zgjidhjet nga këto bisedime do të jenë brenda Kushtetutës së Kosovës.

Ai në një prononcim për gazetën Lajm, duke komentuar idenë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zhvillimi i referendumit është më i rëndësishëm për ligjin kundër duhanit sesa për bisedimet me Serbinë.

Lini një koment