Kalo te lënda

Institucionet e harrojnë 1 tetorin

Më 1997 mijëra studentë shqiptarë të Universitetit të Prishtinës kërkuan të drejtat e tyre që ishin të cënuara nga okupatori serb.

Në ballë të këtyre studentëve ishte rektori i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci.

Sot 15 vjet pas rektori i porsazgjedhur i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi nuk kujtoj ish-rektorin që drejtoi institucionin që ai tani do të udhëheqë.

Në konferencën pas pranimit të detyrës Gashi vetëm uroj studentët për vitin e ri akademik duke mos shikuar nga e kaluara.

Për Muhamet Mavrajn, një nga organizatorët e protestave lëshimet e tilla nuk do të duhet të ndodhnin. Por ai ua falë institucioneve për këtë vit për shkak se sipas tij “kanë pasur punë me pranin dorëzimin e detyrës”.

Ndërkohë organizatori tjetër Bujar Dugolli për Indeksonline nuk shprehet i befasuar me këto “lëshime” të Universitetit sepse sipas tij kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

“Shpresojmë se në të ardhmen do të korrigjohen këto gabime apo lëshime që po bëhen. Do të ishte mirë që institucionet përgjegjëse ta shënojnë këtë ditë apo ta kremtojnë këtë datë në mënyrë të dinjitetshme “ thotë Dugolli.

Ndërkohë institucioneve që “lëshuan” këtë datë u shtohet edhe Ministria e Arsimit.

Ministri Ramë Buja ishte i pranishëm në dorëzimin e detyrës për Rektorin e ri por nuk e tha asnjë fjalë sa i përket 1 tetorit të 1997. Në komunikatën e lëshuar nga kjo ministri theksohet vetëm urimi për fillimvitin akademik.

Ndërkohë në Ministrinë e Arsimit nuk kanë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Arbër Morina këshilltar politik i Ministrit Buja tha se nuk ka koment pse nuk është “përmendur” fare protesta e 1997.

Sa u përket institucioneve këtë ditë përveç studentëve nuk e ka përmendur askush.

Vlenë të ceket vetëm një vizitë që Grupi i të Rinjëve të Kuvendit të Kosovës bëri në shtëpinë e ish rektorit Ejup Statovci.

Më 1 tetor 1997, Unioni Studentor i Universitetit të Prishtinës, organizoi një protestë e cila llogaritet si një kthesë shumë e madhe për zhvillimet e mëtejme në Kosovë dhe luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ndërhyrja e policisë serbe ndaj protestuesve paqësorë ishte brutale./Indeksonline/

Lini një koment