Importi i mallrave serbe bie për 25 përqind
Embargo ka zvogëluar 25 përqind importin e mallrave nga Serbia.
Një vit pas ndërprerjes së embargos dy mujore të eksportit të mallrave nga Serbia për në Kosovë, shitja e produkteve të Serbisë në tregun kosovar ka rënë pothuajse për një të pestën, ka bërë të ditur agjencia Euraktiv.
Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Serbisë bërë ne gjashtëmuajorin e parë të 2012, vlerësohet se eksporti i Serbisë për në Kosovë ka rënë për 13.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2011, por sipas të dhënave dhe pohimeve të institucioneve të Kosovës dhe afaristëve kjo rënie është më e madhe deri 25 për qind.
Ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, e cila ka zgjatur nga 16 korriku deri më 16 shtator 2011 e kanë shfrytëzuar eksportuesit maqedonas dhe atashqiptarë, por edhe prodhuesit kosovarë të ushqimit.
Këshilltari në buron rajonale të OES, Mitar Przhul ka vlerësuar për Euraktiv se arsyet e rënies duhet kërkuar në barrierat jodoganore dhe problemet në vendkalime, por arsye kryesore e embargos së vitit të kaluar ka qenë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Beogradit që të mos i njohë vulet e Kosovës. “Barrierat politike me Kosovën duhet te hiqen ndryshe nuk ka rritje eksporti pwr mallrat serbe”, ka thënë ai.
Ai tha se potenciali i rritjes së eksportit në Kosovë është i madh, por vetëm nëse hiqen barrierat politike të cilat edhe më tej kohë pas kohe e vështirësojnë plasmanin e prodhimeve serbe në tregun e Kosovës.
Përfaqësuesit e Odes Ekonomike të Kosovës, OEK, doganës dhe ministrisë së tregtisë dhe industrisë (MTI) së Kosovës, vlerësojnë se zbatimi i embargos në masë të madhe ka ndihmuar në daljen e mallrave serbë nga tregu I Kosovës dhe ngritjes së importeve nga rajoni dhe Turqia.
Sipas të dhënave të entit statistikor të Kosovës në pesë muajt e parë të këtij viti Kova nga Serbia ka importuar mallra në vlerë prej 94.3 milion euro, që është 24 për qind më pak në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2011./standardi.info