Ibrahim Gashi merr detyrën e rektorit të UP-së
Në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, rektori i deritanishëm, Mujë Rugova ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashit, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe personalitete nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në ceremoninësolemne të pranim-dorëzimit të detyrës së rektorit të Universitetit tëPrishtinës (UP).
Me këtë rast, rektori i deritanishëm, MujëRugova ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashi në sallën eSenatit në Rektoratin e UP-së, ku kishte të pranishëm personalitete ngapolitika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Pas ceremonisë, ministri Buja pati edhe një takim të shkurtër merektorin e ri të UP-së, Ibrahim Gashi, të cilit ia uroi detyrën dhe uroiqë Universiteti në krye me të vazhdojë rrugën drejt sukseseve edhe mëtë mëdha dhe drejt ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë, që ështëedhe synim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ndërsa, rektori Gashi u zotua se do punojë pakursyeshëm për vizionin e tij për ta quar përpara Universitetin e Prishtinës. (KosovaTimes)