Kalo te lënda

Grubjeshiq: Serbia të ndryshojë, por jo për Berlinin dhe BE-në

Serbia nuk nxiton për t’i plotësuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka deklaruar zëvendëskryeministrja për evrointegrim e Serbisë, Suzana Grubjeshiq.

“Ne nuk duhet të nxitojmë”, i tha Suzana Grubjeshiq, së përditshmes beogradase Danas, dhe shtoi se “në këtë rrugë, ne duhet ta ndryshojmë Serbinë për nevojat tona, e jo për shkak të Berlinit apo Brukselit”.
Komentet e zyrtares së lartë të qeverisë serbe, në një mënyrë ishin jehonë e komenteve të presidentit Tomisllav Nikoliq, i cili në Kongresin e Partisë Progresive Serbe, tha se Serbia “më nuk po ngutet t’i bashkohet BE-së”, transmeton REL.
“Një dekadë e nxitimit drejt saj, na ka sjellë në varfëri”, tha Nikoliq të shtunën në kongresin e partisë së tij.
Liderët e Serbisë thonë se vendi i tyre nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse njohja do të shndërrohej në kusht për progres drejt anëtarësimit në BE.

Lini një koment