Kalo te lënda

Grabovci: Thaçi s’do të ketë kundërkandidat

Adem Grabovci ka deklaruar se PDK-ja është unike se kurdoherë më parë. Ai për “Epoka e re” ka paralajmëruar fillimin e reformave, për të cilat ka thënë se nuk kanë për qëllim largimin e askujt, por fuqizimin e mëtutjeshëm të partisë. Ai ka thënë se Hashim Thaçi pritet të mos ketë kundërkandidat mirëpo, sipas tij, të drejtën e kandidimit mund ta shfrytëzoj kushdo që është i interesuar.

Kurse për deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, Grabovci ka thënë se dëshmojnë lirinë e shprehjes dhe të mendimit ndryshe në PDK.

Lini një koment