“E ka ba Zoti verë”
Meteorologët e rajonit paralajmërojnë se edhe muaji tetor do të jetë me moti të ngrohtë.
Në dhjetëditëshin e parë të muajit do të dominojë kryesisht mot i ngrohtë me temperaturën më të lartë të ditës nga 23 deri më 28 gradë.
Shi do të bjerë më 2, 3 dhe 8 tetor. Në dhjetëditëshin vijues – nga 11 deri më 19 tetor po ashtu do të vazhdojë mot i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat më të larta do të jenë nga 19 deri më 25 gradë, rreth 17 tetorit dhe 18 tetorit deri 28 gradë. Sipas meteorologëve shira do të ketë nga 11 deri më 13 dhe 18 e 19 tetor.
Deri në fund të muajit do të jetë kryesisht mot i ngrohtë dhe i thatë, me temperaturat më të larta nga 16 deri më 23 gradë, transmeton “Zëri” .
Shirat parashihen nga fundi i muajit.