Almhofer: Sistemi zgjedhor me potencial për manipulime
Mundësi që një votues të votojnë për disa kandidatët brenda një partie politike ka shkaktuar vështirësi në numërimin e votave dhe shpalljen e shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve.
Sipas shefit në ikje të misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Alnhofer, një sistem i tillë ka krijuar edhe gara brenda vetë partive, dhe potencial për mashtrime e manipulime.
Njeriu që ka udhëhequr misonin e OSBE-së për katër vjet, ambasadori Werner Almhofer, në një intervistë për “Koha Ditore”, ka folur për nivelin e demokracisë në Kosovë, për punën e institucioneve, për shoqërinë civile dhe median. Diplomati, që tash do të punojë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, ka kërkuar nga shoqëria kosovare që t’i mbikëqyrë qeveritë dhe të vlerësojnë suksesin e tyre me anë të Raportit të Progresit.