VV dhe LDK bashkohen për referendum
Lëvizja Vetëvendosje ka përkrahur idenë e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa për referendum për nisjen e dialogut politik me Serbinë.
Me anë të këtij referendumi qytetarët do të vendosnin nëse do të duhej që qeveria e Kosovës të fillonte dialogun politik.
Në anën tjetër analistët politik në vend janë kundër këtij referendumi sepse sipas tyre një referendum i tillë nuk është i nevojshëm, sepse në këtë dialog nuk do të merreshin vendime historike.
VV kërkon që në referendum të shkohet edhe për privatizimin e ndërmarrjeve publike