Reali dhe Ronaldo kthehen në realitet! (video)
Reali e ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi këtë stinor, pasi që në xhiron e gjashtë të Primera Divisionit ka shkelur Deportivi La Corunan 5:1 në “Santiago Bernabeu”.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët në minutën e 16’ me Rikin, mirëpo në minutën e 23’ Cristiano Ronaldo barazon nga penalltia.
Më pas, Di Maria në minutën e 38’ shënon me asistim te Luka Modriqit, për t’ia lënë radhës sërish Ronaldos në minutën e 44’ për rezultatin 3:1 në pjesën e parë.
Në vazhdim, mysafirët nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, kurse “Mbretërit” shënojnë edhe një here me Pepen në minutën e 66’, kurse Ronaldo në minutën e 84’ kompletoi het-trikun e tij me shënim nga penalltia për rezultatin përfundimtar 5:1.
Pas gjashtë xhirove, Reali ka 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë, mirëpo dallimi me Barcelonën mbetet tetë pikë. (ORAinfo)
Rezultatet e së dielës
Granada CF – Celta Vigo 2:1
Valladolid – Rayo Vallecano 6:1
Osasuna – Levante 4:0
Real Madrid – Dep. La Coruna 5:1
Espanyol – Atl. Madrid (21:30 h)
http://www.youtube.com/watch?v=4ms5Dxq2WNg&feature=player_embedded
http://www.youtube.com/watch?v=5Ym3FkUw4Tc&feature=player_embedded