PDK-së mund t’i sjellin fitore “parashutistët”
Bashkëngjitja e AAK-së do t’i bënte mirë Qeverisë për procesin e bisedimeve, vlerëson Behar Selimi, deputet i PDK-së. Ai thotë se njerëzit e politikës, që aktualisht janë nën hetime, duhet të japin dorëheqje. “Unë do t’i hyjë garës zgjedhore në PDK, pasi partisë mund t’i sjellin fitore edhe ‘parashutistët’”, thotë ai.
Behar Selimi, i cili hyri në politikë nga policia dhe u bë deputet, thotë se në Policinë e Kosovës ka mekanizma dhe strukturë që u reziston bukur shumë presioneve.
“Nuk është çështje e individëve të fuqishëm në Policinë e Kosovës, por është çështje e procedurave të përgjithshme, të cilat nuk lejojnë shumë ndërhyrje. Të qenit në politikë më ka dhënë mundësi që të vij në përfundim, të cilin e kam pasur edhe në polici se ndërhyrjeve u rezistohet sidomos në polici me procedurat që i kanë, shprehive të mira të punës dhe rregullave që ata i kanë”, thotë Selimi në një intervistë për Express.
Ai nuk mendon se drejtësia në vend është e politizuar, por, sipas tij, “është krijuar njëfarë percepcioni nga organet ndërkombëtare të ndjekjes për individë të caktuar dhe nga nevoja e organeve ndërkombëtare të drejtësisë, sidomos të EULEX-it, nga nevoja për të raportuar në Bruksel se gjoja janë duke bërë punë të madhe”.
“Kanë krijuar situata të tilla që të duket se ka ndërhyrje. Realisht, sikur të kishte pasur ndërhyrje, deri më tash do të dilnin se cili ka ndërhyrë dhe ku ka ndërhyrë”, thotë ai.
Vlerëson se ka pasur ndërhyrje individuale në organet e gjyqësisë, por jo edhe nga ndonjë subjekt politik.
“Mmund të ketë ndërhyrje individuale dhe në shumë raste të tjera, dhe në ato ndërhyrje mund të jetë politika ndërkombëtare. Mendoj se korrupsioni po luftohet, por është krijuar një percepcion në opinion se ka shumë krim, korrupsion edhe tash çfarëdo rezultati të organeve të ndjekjes del se është kurrfarë për shkak se percepcioni është se nuk ka vend në këtë tokë në Kosovë pa krim”, thotë ai.
Selimi është shprehur për zgjerimin e koalicionit qeverisës, në të cilin, sipas tij, do të duhej të përfshihej edhe AAK-ja.
Ndërsa, ai i është përgjigjur edhe kritikave të fundit nga njerëzit e kreut të partisë, se PDK-ja u ka dhënë shumë hapësirë “parashtutistëve” duke i shpërblyer me mandate deputetësh dhe poste në Qeveri.
“Unë do t’i hyjë garës zgjedhore në PDK, pasi partisë mund t’i sjellin fitore edhe ‘parashutistët’”, ka thënë ai. /Telegrafi/