Kalo te lënda

‘Në Gjyqësor ka njerëz që dënuan për vepra politike’

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi thotë se Gjyqësori është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në vendin tonë. Ai shprehet se në Gjyqësor ka persona që kanë torturuar njerëz në mënyrë të pafajshme dhe të tillë që kanë dënuar me 15 vjet burg për vepra politike, shkruan “Kosova Sot”.

Kurteshi thotë se këta njerëz fshihen pas perdes së Institucionit.

Kurteshi konstaton se numri më i madh i ankesave në institucionin që ai drejton vjen për zvarritjen e jashtëligjshme të lëndëve, ndërsa shton se ai nuk vepron i pavarur.

Lini një koment