“Stuhia” Rita do të përfshijë SHBA-në
Pas Evropës e Australisë, stuhia Rita Ora do të përfshijë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu transmetojnë mediat britanike lajmin për turneun e ardhshëm të Ritës në SHBA, ku ajo do të performojë bashkë me dy artiste femra australiane, DJ Havana Brown nga Melburni dhe Iggy Azalea, një këngëtare e ndikuar nga muzika rep, nga New South Wales, Australi.
Bazuar në kombinimin e performueseve, këto koncerte pritet që për fansat të jenë festat më të mëdha në jetën e tyre.
Turneu i shkurtër, me gjithsej 5 koncerte, do të fillojë me 23 tetor në Yost Theater në Santa Ana, Kaliforni, për tu përmbyllur në Highline Ballroom në New York, më 30 tetor.