Kalo te lënda

Strategji e re për luftimin e drogave

Zyrtarët e lartë të policisë, thonë se ky institucion po u përshtatet formave të reja të veprimit për luftimin e kriminalitetit. Strategjia e re qeveritare për luftimin e drogave, pritet të krijojë mekanizma të nevojshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare, për luftimin e kësaj dukurie negative.

Strategjia e re qeveritare për luftimin e drogave, pritet të krijojë mekanizma të nevojshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare, për luftimin e kësaj dukurie negative.
Zyrtarët e lartë të policisë, thonë se ky institucion po u përshtatet formave të reja të veprimit për luftimin e kriminalitetit.
Miratimi i Strategjisë për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e drogave shënon hap të rëndësishëm në avancimin e bazës legale për këtë lëmi.
Drejtori i Drejtorisë Kundër Narkotikëve, Bahri Shala tha se ky është një hap pozitiv, sepse, bazuar në këtë strategji, Policia e Kosovës i përpilon planet vjetore për zbatimin e strategjisë dhe luftën kundër drogave.
Shala, gjithashtu, tha se Policia e Kosovës u është përshtatur formave të reja për luftimin e kriminalitetit dhe ka rritur kapacitetet vepruese në luftimin e drogave.
“Mund të themi lirisht se Policia e Kosovës për momentin i ka kapacitetet më të larta në rajon për luftimin e narkotikëve. Kemi seleksionuar oficerët më të besueshëm brenda policisë dhe i janë bashkangjitur njësisë anti drogë” tha Shala për Radion Blue Sky.
Duke parë pozicionin gjeografik të Kosovës është e pamundur që vendi ynë të mos jetë vend transit i trafikimeve të ndryshme. Pavarësisht kësaj Kosova nuk do të jetë asnjëherë vend nëpër të cilin trafikantët do të veprojnë lirshëm, tha kapiten Shala.
“Detyrë e institucioneve është që t’u vështirësohen veprimet grupeve kriminale që të mos trafikojnë përmes Kosovës. Ne jemi të interesuar qysh më herët të marrim veprime proaktive para ardhjes së drogave në vendin tonë. Ne posedojmë informacione dhe kjo bëhet në bashkëpunim me shtetet tjera. Kemi treguar që jemi partnerë me shtetet e rajonit dhe mekanizmave të tjerë” tha Shala.
Vetëm gjatë këtij viti, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një varg aksionesh në të cilat ka konfiskuar sasi të mëdha të lëndëve të ndryshme narkotike dhe ka arrestuar të dyshuarit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, javë më pare, miratoi katër strategji për periudhën 2012-2017 që lidhen me policinë: atë për luftimin e krimit të organizuar, drogave, terrorizmit dhe ruajtjen e kontrollin e kufirit shtetëror.

Lini një koment