Burgu i funksionarëve
Numri i zyrtarëve të lartë të dënuar, të akuzuar dhe nën hetime është i madh. Për mbi 20 dihet që janë në këto procedura. Shumë prej tyre mund të shkojnë në burgun e sigurisë së lartë. Drejtori i Burgut, Naim Maloku, ka thënë se në mot burgu është gati. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se gjendja është shqetësuese. 
102 dhoma, me televizor e tualet brenda pritet të jenë gati në mot për t’i pritur 102 të burgosur.
Punimet në burgun e sigurisë së lartë në Dyz /Gërdovc të Podujevës po shkojnë mirë, thotë drejtori i këtij institucioni korrektues, Naim Maloku.
Maloku, ish-deputet dhe ish-anëtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e përjashton mundësinë që në institucionin që drejton të shkojnë edhe kolegë të tij deputetë, zëvendëskryeministra, ministra, e kryetarë komunash e politikanë profilesh të ndryshme.
Cilët janë zyrtarët e lartë të shtetit dhe për çfarë hetohen e akuzohen ata, lexoni gjerësisht sot në Koha Ditore. /ilustrim:KosovAlb.Com/
Te Korruptuarit nuk bon mei qu kuasht Burgu metgjitha tmirat ata duhet meiqu nburgje tekqia per hjek ma shum tze gjith e miritojn se ekan shfrydzu pasunien e popullit apo te Shtetit KOSOVES e ata populli duhet mei DENU.Mane me gjakun e DESHMORVE JAN DUKE LUAJTUR TURP DUHET MEJU ARDH TETONVE
PëlqejeniPëlqejeni