Kalo te lënda

Juve lehtësisht mund Romën (video)

Juventusi e ka fituar derbin e Serie A kundër Romës në kuadër të xhiros së gjashtë. Kampionet në fuqi kanë fituar me rezultat 3:1, duke ruajtura kështu kreun e renditjes dhe serinë historike pa humbje.

Pirlo ka shënuar në minutën e 11’ për epërsinë e Juventusit, pasi që së pari dështoi nga penalltia, kurse më pas Vidal nga penalltia (min 16’) dhe Matri në minutën e 19’ i kanë dhënë epërsi të madhe “Zonjës së Vjetër” në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 90’, Giovinco shënon golin e tij të parë dhe të fundit për Juventusin duke vendosur rezultatin përfundimtar 4:1.

Krejt çka arriti Roma në këtë derbi ka qenë goli i Osvaldos nga penalltia në minutën e 69’.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka grumbulluar 16 pikë, kurse Roma mbetet në kuotën e 8 pikëve.

http://www.youtube.com/watch?v=wqPnZQgLgQg&feature=player_embedded

Lini një koment