Claydee i hitit veror ‘Mamacita Buena’ e pranon: Jam shqiptar! (video)
Lupa është nominuar në kategorinë Best Greek Act, në ‘Awards Music Evrope 2012’
Është bërë i njohur në gjithë botën me kompozimet e tij dhe kryesisht me këngën ‘Μamacita Buena’.
Bëhet fjalë për të riun shqiptar me emrin e artit Claydee Lupa, (Klajdi Lupa), i cili tani jeton në Spanjë. Claydee Lupa është nominuar në kategorinë Best Greek Act, në ‘Awards Music Evrope 2012’.
Me 10 milionë klikime në Youtube, Claydee flet për rrugën e muzikës, ndërsa zbulon edhe vështirësitë e mëdha që ka hasur në jetën e tij. ‘Unë besoj shumë në fuqinë e medieve sociale, unë nuk do të isha sot këtu po të mos ishin ato në jetën tonë’, thotë ai –, Këngën ‘Mamacita’ e nxora nga kompania ime ‘Down to Earth’ dhe po shkon shumë mirë në Spanjë, ndërsa jemi duke e promovuar edhe në SHBA.
Ëndrra ime ka qenë që të ‘shëtisja’ botën nëpërmjet muzikës dhe këtë e arrita’, tregon kompozitori shqiptar.
Të mërkurën në emisionin ‘Movies & Stars’, në një nga televizionet greke, Claydee foli për jetën e tij. ‘Prindërit e mi erdhën nga Shqipëria në Greqi, me ëndrrën për një jetë më të mirë. Unë jetova në këtë vend që 4 vjeç, shkova në shkollë dhe familja ime u kujdes, që mua të mos më mungojë asgjë’, tregon Claydee duke pohuar pa asnjë drojë origjinën e tij shqiptare përpara kamerave.
Nuk u ndjeva kurrë i huaj, dhe nuk ndjeva racizëm. Shumë njerëz më kanë ndihmuar dhe më kanë pritur mirë. Sa për ata që kanë turp të pranojnë prejardhjen, e di se kompanitë e mëdha zakonisht nuk i lejojnë artistët të flasin për veten e tyre për të thënë çdo gjë që duan’, u shpreh artisti dhe shtoi se ‘të gjithë duhet të zbulojmë origjinën tonë’.
Ja kënga që e bëri të famshëm në të gjithë botën…