Kalo te lënda

Vllasi: As nuk u deha, e as s’këndova

Gazeta serbe “Kurir”, ka publikuar disa fotografi të Vllasit, i cili, sipas artikullit, mbrëmjen e së enjtes ka qëndruar në kafenenë “Tre Sheshirat” në Beograd.

Sipas “Kurir” Azem Vllasi paska kënduar këngën e “Vidovdanit” dhe paska pirë mbi një litër “raki kumbulle” (shlivovicë)dhe megjithatë ka qëndruar në këmbët e veta…

Madje, thuhet se ai ka kënduar edhe këngë tjera serbe si dhe ka lënë disa qindra euro bakshishe.

Gjurmëve të këtij lajmi Azem Vllasi ka demantuar këto shkrime qëllimkëqija, të cilat , sipas tij, “nuk janë gjë tjetër më shumë se sa pjesë e asaj propagande të kohës së regjimit të Millosheviqit, është shprehur avokati i njohur  kosovarë Azem Vllasi për agjencinë informative “Presheva Jonë”.

“Në fakt unë kam qenë në Beograd me ftesë të një OJQ-je të Fondacionit për Paqe për Zgjidhjen Krizave ku kishte pjesëmarrës të vendeve të ndryshme nga Ballkani, por edhe  ndërkombëtar. Dhe pas çdo konference, kemi pasur pauzë apo pushim dhe i jemi drejtuar ndonjë restoranti pa ia vu vëmendjen, sepse grupi i pjesëmarrësve na printe dhe kishin organizuar darkë. Dhe aty, si çdo restorant kishte muzikë të cilën as nuk e kishim ftuar e as nuk dinim gjë. Dhe nuk ishim ne ata që t’i themi ndaleni muzikën se naj qitët veshët, apo mos këndoni këngë boshnjake. Ata e kishin fitimin vetë, muzikantët bënin punën e vetë e ne bisedonim, konsultonim rreth konferencës, ja kjo është krejt e vërteta e vizitës sime në Beograd dhe prezencës ime në atë restorant”, ka thënë Vllasi.

Sipas Azem Vllasit “gjitha ato shkrime në mediat serbe gjoja se unë paskam kënduar serbisht, paskam pirë raki rrushi, apo isha i dehur e paskam lënë para, nuk janë të vërteta, por propagandë, sepse unë isha i vetëdijshëm se jam në Beograd dhe isha ne epiqendër të mediave. Dhe kujdesi im ka qenë maksimal”.

“Çdo gjë tjetër që është shkruar apo fotografitë janë montazh dhe propagandë me qëllim të caktuara, të  diskreditimit tim. Nuk janë gjë tjetër më shumë se sa pjesë e asaj propagande të kohës së  regjimit të Millosheviqit”, ka përfunduar ai.

1 Koment »

Lini një koment