Kalo te lënda

UP-ja do të quhet “Universiteti Hasan Prishtina”

Bordi drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që Universiteti i Prishtinës tash e tutje të quhet Universiteti Hasan Prishtina. Vendimi i Bordit është marrë me propozim të Senatit të UP-së dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Prishtinë, 28 shtator (E plotësuar)
… Me propozim të rektorit Mujë Rugova, Senati i UP-së vendosi të ngre çështjen e Kishës që gjendet në kampusin e universitetit. U propozua që objekti i kishës të trajtohet si “Muze për Vuajtjet e Popullit të Kosovës” gjatë periudhave të ndryshme historike, ndërsa kryqi të dërgohet në Kishën Ortodokse në Graqanicë. Propozimi tjetër ishte që kisha të rrënohet në tërësi, në mënyrë që hapësira e kampusit të UP-së të frymojë si e tillë, thuhet në komunikatën e UP-së. Në mbledhjen e Senatit janë trajtuar edhe disa pika tjera të rendit të ditës: 1). Zgjidhja e personelit akademik, në Filologjik, Fakultet Juridik, Ekonomik, FSHAB- Pejë, FSHMN, Fakultetin e Mjekësisë, FSHTA- Ferizaj 2). Shqyrtimi i propozimeve të njësive akademike për angazhimin e personelit akademik 3). Ratifikimi i disertacioneve të doktoratës për kandidatët: FSHMN ( Arlinda Damoni, Arleta Rifati), F. Filologjik (Milot Sadiku, Agim Apolloni, Merxhan Avdyli, Albulena Blakaj, Nerimane Kamberi), F. Ekonomik (Harun Tahiri), FXM  i Mitrovices (Mensur Kelmendi, Mehush Aliu, Muharrem Zabeli dhe Zarife Gashi). 4). Miratimi i temës dhe caktimi i mentorit për kandidatët: Fakulteti Juridik (Miftar Shala, Flamur Mrasori dhe Valbon Mulaj), 5). Shqyrtimi i Çështjeve të disa mësimdhënësve të Fakultetit të Mjekësisë (Gani Dragusha, Sadik Zekaj dhe Shemsedin Sadiku). Gjitha këto pika të rendit të ditës janë votuar me shumicë votash.

Lini një koment