Sekiraqa po merret në pyetje nga Prokuroria e EULEX-it
Zëdhënësi i EULEX-it Nick Hawton konfirmon për KosovaTimes se i shumëkërkuari Enver Sekiraqa ndodhet në pranga dhe po merret në pyetje. Por, ende mbetet e pa qartë nëse Policia e arrestoi atë apo ai u dorëzua vet.
I shumëkërkuari Enver Sekiraqa aktualisht ndodhet në Prokurorinë e EULEX-it dhe po intervistohet nga një prokuror i huaj.
“Policia e EULEX-it ka arrestuar sot pasdite Enver Sdekiraqën në rajonin e Prishtinës. Ai u dorëzua vullnetarisht. Aktualisht ai po merret në pyetje nga një prokuror i EULEX-it”, ka treguar për KosovaTimes.net Nick Hawton, zëdhënës i EULEX-it.
Ai nuk pranoi të sqaroj nëse Policia e arrestoi Sekiraqën gjatë kërkimit të vendndodhjes së tij apo i shumëkërkuari i lajmëroi vet forcat e EULEX-it se ku ndodhej.