Kalo te lënda

Rexhepi: Për doganat në veri, shefa jemi vet

Institucionet e Kosovës me asnjë çmim nuk do të pranojnë që të ndryshohen marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila përcakton rolin e policëve dhe doganierëve të Kosovës në këto pika.

Ministri i Brendshme, Bajram Rexhepi në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, ka deklaruar se një kërkesë e tillë është e papranueshme për institucionet e Kosovës, pasi sipas tij, marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

Ai ka thënë se simbolet e Kosovës do të jenë të pranishme në këto pika doganore, përveç në objektin e ndërtuar në zonën neutrale i cili do të menaxhohen nga BE-ja.

1 Koment »

Lini një koment