Njihuni me fotomodelen Genta Hoxha (fotot)
Ajo është vajzë e re me plot energji. Në fotot që ka realizuar deri tani reflekton një vajzë me të ardhme të sigurt në këtë fushë. Në një intervistë për KosovaTimes, bukuroshja shqiptare rrëfen për përvojën dhe planet për të ardhmen.
Fotomodelja Genta Hoxha është vetëm 21 vjeçare dhe studion në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
Fotografinë e ka hobi dhe ndien veten të plotësuar dhe të qetë kur ndodhet para objektivit të kamerës.
“Kam rreth 1 vit që merrem me foto profesionale. Dëshira e madhe për foton më ka ndihmuar shumë të kem suksese”, tregon Genta për KosovaTimes.net.
Edhe pse qe një periudhë jo shumë të gjatë në këtë fushë, Gentës i ka rënë të bashkëpunoj me fotografë profesionistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa ka realizuar foto për kompani të njohura.
“Jam pjesë e ‘Iconagensy’ me menaxher e fotograf profesionist Sonny K Elson. Kam punuar me Erion Kovaci, fotograf në Pire (Greqi), Felix Bilanin në Tiranë, Berat Murina në Kosovë. Ndërkohë që kam bërë foto për hotel “Ejna” në Tiranë, kam marrë pjesë në videoklipin e Albi Budinit – Techno Lover …etj”, ka thënë Hoxha.
Bukuroshes nga Tirana i pëlqen shumë kryeqyteti i Kosovës dhe thotë se ndihet shumë mirë kur është në Prishtinë.
“Prishtina më pëlqen shumë, por mbi te gjitha më pëlqen shumë arti sepse dhe vet kam studiuar 8 vjet violinë. Arsyeja pse jam në Prishtinë është ‘PriFilm Fest’, një eveniment që kam pas dëshirë të merrja pjesë edhe më parë dhe ja ky vit ma realizoi dëshirën”, tha ajo.
Por siç duket, qëndrimi i saj në Prishtinë ka rezultuar edhe me diçka tjetër pozitive.
“Për sa i përket planeve të afërta, do të jem pjesë e revistës ‘Flatra’ këtu në Prishtinë. Ndërkohë që më 1 tetor do të marr pjesë te sfilata e Surrealizmit e organizuar në Universitetin Polis në Tiranë”, ka thënë fotomodelja shqiptare për Portalin.
(KosovaTimes)


