Limaj dhe Krasniqi drekojnë së bashku
Sot rreth orës dy e gjysmë në njërin prej restaurantëve në Prishtinë, është parë të drekojnë së bashku kreyeparlamentari Jakup Krasniqi si dhe nënkryetari i Partisë demokratike Fatmir Limaj.
Gazetari i Indeksonline ka dalë në vendin ku kanë drekuar dy prej krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe është siguruar se po të njëjtit janë parë së bashku.
Nuk dihen shkaqet se pse Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kanë dalë së bashku.
Redaksia e Indeksonline nuk ka mundur të marrë përgjigje dhe detaje për takimin e tyre.
Ismet Hajrullahu këshilltarë për media në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, ka thënë për Indeksonline se nuk i dinë shkaqet e këtij takimi dhe as me kënd është takuar Kryeparlamentari Krasniqi.
Redaksia ka provuar, që përmes këshilltarit të tij të marrë përgjigje edhe nga Kryeparlamentari Krasniqi, po i njëjti nuk ka qenë në zyre./Indeksonline/