Kalo te lënda

Krasniqi: Thaçi ka gabuar kur u tha ‘Po’ bisedimeve politike

“Koha Ditore” ka nisur publikimin e  intervistës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhënë për “Rubikonin” në KTV, e cila pati jehonë të pazakonshme në opinionin e Kosovës. Në këtë intervistë kryeparlamentari Krasniqi u shfaq kritik kundruall zhvillimeve aktuale politike në vend, veçmas rreth gatishmërisë për bisedime politike me Serbinë,luftës së munguar kundër korrupsionit, por edhe për zhvillimet brenda partisë së tij.

Krasniqi e quajti gabim “Po-në” e kryeministrit Thaçi për bisedimet politike me Serbinë. “Vendimi për bisedime politike me Serbinë duhet të merret pas një konsultimi të brendshëm të të gjitha partive parlamentare, e të mos jetë individual… (Thaçi) ka gabuar dhe nuk është dashur të thuhet se në fund të fundit ai nuk është mbret as në Partinë Demokratike…”

Pyetjes se a na kanë njohur 92 vende, Krasniqi iu përgjigj shkurt: 90 na kanë njohur (qeshë). Kurse pyetjes tjetër se a është konsultuar PDK-ja para se kryetari i saj të deklarohej pro bisedimeve politike me Serbinë, Krasniqi u përgjigj: Për çështjen e bisedimeve në Partinë demokratike nuk është biseduar. Prandaj, unë po them që, para se të bëhen ato bisedime, duhet të bëhet një debat i brendshëm në shoqërinë kosovare dhe pastaj debati i brendshëm ia jep kompetencat, përgjegjësitë për të biseduar, le të shkojnë dhe të bisedojnë.

Intervista e Jakup Krasniqit për KTV-në ka nisur të botohet sot në “Kohën Ditore”, vazhdimet e të cilës do të publikohen në numrat vijues të kësaj gazete.

1 Koment »

  1. Ov luje KUP luje se kur tka propozue zoti Thaqi per kryetar te Parlamentit nuk ke dit as me lexue rendin e dits e te ghith kan qesh me ty more …….

    Pëlqejeni

Lini një koment