Krasniqi: Thaçi ka gabuar kur u tha ‘Po’ bisedimeve politike
“Koha Ditore” ka nisur publikimin e intervistës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhënë për “Rubikonin” në KTV, e cila pati jehonë të pazakonshme në opinionin e Kosovës. Në këtë intervistë kryeparlamentari Krasniqi u shfaq kritik kundruall zhvillimeve aktuale politike në vend, veçmas rreth gatishmërisë për bisedime politike me Serbinë,luftës së munguar kundër korrupsionit, por edhe për zhvillimet brenda partisë së tij.
Krasniqi e quajti gabim “Po-në” e kryeministrit Thaçi për bisedimet politike me Serbinë. “Vendimi për bisedime politike me Serbinë duhet të merret pas një konsultimi të brendshëm të të gjitha partive parlamentare, e të mos jetë individual… (Thaçi) ka gabuar dhe nuk është dashur të thuhet se në fund të fundit ai nuk është mbret as në Partinë Demokratike…”
Pyetjes se a na kanë njohur 92 vende, Krasniqi iu përgjigj shkurt: 90 na kanë njohur (qeshë). Kurse pyetjes tjetër se a është konsultuar PDK-ja para se kryetari i saj të deklarohej pro bisedimeve politike me Serbinë, Krasniqi u përgjigj: Për çështjen e bisedimeve në Partinë demokratike nuk është biseduar. Prandaj, unë po them që, para se të bëhen ato bisedime, duhet të bëhet një debat i brendshëm në shoqërinë kosovare dhe pastaj debati i brendshëm ia jep kompetencat, përgjegjësitë për të biseduar, le të shkojnë dhe të bisedojnë.
Intervista e Jakup Krasniqit për KTV-në ka nisur të botohet sot në “Kohën Ditore”, vazhdimet e të cilës do të publikohen në numrat vijues të kësaj gazete.
Ov luje KUP luje se kur tka propozue zoti Thaqi per kryetar te Parlamentit nuk ke dit as me lexue rendin e dits e te ghith kan qesh me ty more …….
PëlqejeniPëlqejeni