Kalo te lënda

Kontrabanda e naftës nga Veriu

Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot 42 bidon të naftës, e cila dyshohet se ka ardhur nga veriu i Kosovës. Konfiskimi është bërë në fshatin Dobretin afër Lipjanit, të premten në një operacion që ishte iniciuar pas informatave që kishte marrë inteligjenca e doganave.

Aksionin e Doganës së Kosovës e ka filmuar Gazeta Jeta në Kosovë, ku shihet duke u bastisur shtëpia e N.P nga Dobretini.

Gjatë këtij aksioni është parë tabela gjeni “Naftë 1.20 euro” e cila ishte e drejtuar kah një shtëpi e rregulluar mirë.

Gazeta Jeta në Kosovë, tregon se pronari i shtëpisë fillimisht i priti mirë doganierët, derisa e kuptoi se kush janë ata në të vërtetë.

“Djali ka shku në Mitrovicë”, tha pronari, kur u pyet për personin i cili dogana dyshon se bën kontrabandimin. “Nuk e di kur vjen, ka shku me pasat të bardhë”.

I pyetur nga zyrtarët doganorë se a kanë firmë dhe a paguajnë tatim për shitje nafte, i zoti i shtëpisë u përgjigj: “Nemam Nishta / Nuk kam asgjë”.

E gjithë nafta, për të cilën nuk kishte fatura përkatëse të blerjes, i është konfiskuar nga departamenti i inteligjencës. Pronari i shtëpisë është gjobitur me 500 euro.

Lini një koment