Hashim Thaçi planifikon krizë institucionale
Përplasjet e fundit brenda partisë më të madhe në vend PDK, mund të shkaktojnë krizë institucionale në Kosovë, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kjo krizë, sipas analistëve, mund të krijohet nga vetë kryeministri Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet ndërmjet dy zjarreve, para zgjedhjeve të brendshme partiake dhe para reformës zgjedhore dhe kushtetuese.
Duke mos arritur të menaxhojë këto dy çështje, Thaçi do të aplikojë planin “B”, dorëheqjen ose edhe insistimin për mocion mosbesimi në Kuvend, shkruan “Zëri”.
Sipas analistëve, nëse dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe AAK i bashkohen LDK-së dhe nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë kryeministri Thaçi do ta shfrytëzojë këtë votim si mocion dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, sipas modelit të vjetër.
Por, edhe tjetra mundësi, sipas tyre, është se nis Thaçi e sheh se po i rrezikohet vendi në parti, për t’iu ikur refleksioneve të brendshme, të inskenojë, sikurse herën e kaluar, një mocion votëbesimi në Kuvend.