Kalo te lënda

Egriu thërret shqiptarët për bashkim

Biznesmeni dhe aktivisti I komunitetit WNY, Eddie Ergiu është duke krijuar një lëvizje të re për të bashkuar të gjithë shqiptarët në përpjekje për të siguruar të drejtat e barabarta për shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe në mbarë botën.

“Sot ne si shqiptarët përballemi me një krizë të rëndë që ndikon edhe në marrëdhëniet tona me vendet fqinje dhe aftësinë tone për tu kujdesur për njëri tjetrin si komunitet. Në, Ballkan, miliona shqiptarë po përballen me diskriminim dhe shtypje që bëhen në Serbi, Maqedoni dhe Greqi pasi që këto kombe refuzojnë tu sigurojnë shqiptarëve të drejta të barabarta ose tu lejojnë që ata të jenë të ri-bashkuar me shqiptarët e tjerë”, thuhet në letrën e Ergiu.

“…Kjo është arsyeja pse unë po dërgoj këtë thirrje për veprim dhe unitet të gjithë shqiptarëve të mi pavarësisht se ku ndodhen ato. Tani është koha që shqiptarët të punojnë së bashku të gjithë për çlirimin e gjithë popullit tonë”.

“Si fillim, unë kërkoj nga shqiptarët të kontribuojnë me një dollar për një lëvizje të re nën flamurin e të cilit të gjithë ne do të punojmë së bashku për qëllimin e përbashkët për një Shqipërie të madhe. Çfarë na është marrë në të kaluarën nga të huajt ne tani mund ta ri-kthejmë sërish përderisa flasim me një zë”, thotë ai.

“Së bashku ne mund ti zgjerojmë kufijtë e Shqipërisë ku do të përfshihen të gjithë shqiptarët duke respektuar të drejtat e njeriut të të gjithëve.

Kur të gjithë shqiptarët do punojnë së bashku, nuk ka asnjë kundërshtar që mund ti mposhtë”, përfundon Ergiu. /Telegrafi/

Lini një koment