Kalo te lënda

E shet virgjërinë e saj për bamirësi

Catarina Migliorini është 20 vjeçare dhe ajo ka vendosur të nxjerr ankand virgjërinë e saj, për të realizuar një projekt bamirësie, të ndërtojë shtëpi për familjet e varfra të zonës së saj Santa Katarina në Brazil.

Përmes internetit ka nxjerrë në ankand “virtytin” e saj, duke arritur për momentin deri në një ofertë prej 155 mijë dollarësh amerikanë.

Por mbetet të shihet sesa do të arrijë deri më 15 tetor, atëherë kur do të mbyllet ankandi.

“Nëse e bën vetëm një herë në jetë nuk je prostitutë. Është njësoj si nëse një herë shkrep një foto të bukur, s’bëhesh automatikisht fotograf . Jam 20 vjet, përgjegjëse për trupin tim dhe nuk po i bëj keq askujt. E vetmja gjë që më shqetëson është vuajtja e familjes time “, pohon Katarina .

Paratë do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Ndërkohë sipas saj, fituesi mund të kalojë një orë me të, mund të bisedojë nëse dëshiron, por jo të puth, e gjithashtu duhet të përdorë edhe prezervativ.

Lini një koment