Arsyet e mosardhjes së Clintonit
Gazeta serbe Blic duke u thirrur në burime të saja brenda Ambasadës Amerikanë në Beograd ka përmendur disa arsye për mos ardhjen e sekretares së SHBA-ve, Hillary Clinton në Ballkan.
Sipas të përditshmes serbe, Clinton nuk do tëmerr pjesë zyrtarisht në dialogun politik mes Beogradit dhe Prishtinës,edhe pse ishte paralajmëruar që ajo së bashku me kryediplomaten eBE-së, Catherine Ashton do të ju prezantojnë palëve platformën ebisedimeve, transmeton dukagjini.com.
Arsyeja e ardhjes sëClinton në Ballkan ishte konferenca për pjesëmarrjen e femrave nëpoliti, që pritet të organizohet në Kosovë, nën patronatin epresidentes, Atifete Jahjaga
Por, sic shkruan Blic , kjokonferencë nuk do të organizohet në nivel të lartë sic ishteparalajmëruar fillimisht dhe kjo ka bërë që Clinton të heqë dorë ngavizita në Kosovë dhe të mos e fus Ballkanin në agjendën e saj tëtetorit.