Arrestohet Enver Sekiraqa
Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë. Bëhet fjalë për Enver Sekiraqën.
Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë. Ai është Enver Sekiraqa, i cili akuzohet edhe për vrasjen e policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar arrestimin e Enver Sekiraqes.
Ai ka thënë se Sekiraqa është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in.
“Po është arrestuar Sekiraqa. Për detaje tjera pyeteni policinë”, ka thënë ministri Rexhepi për Express.
Bëhet e ditur se Sekiraqa është arrestuar sot rreth orës 15:30.
“Enver Sekiraqa është në duart e policisë”, ka thënë një zyrtar i lartë policor në kusht anonimiteti.
Më herët për Sekiraqën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë.
Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale.
DENIM ME VDEKJE
PëlqejeniPëlqejeni