Kalo te lënda

Thaçi: Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy.

Gjatë pritjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës ka bashkëbiseduar me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryeministrin e Italisë, Romano Prodi dhe udhëheqës tjerë të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian, raporton RTK.

Me të gjithë bashkëbiseduesit kryeministri Thaçi ka potencuar se e ardhmja evropiane e Kosovës nuk ka alternativë.

”Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Është opsioni i vetëm, dhe është agjenda më konsensuale politike dhe qytetare në Kosovë ”, tha kryeministri Thaçi./Indeksonline/.

Lini një koment