Kalo te lënda

Tentim-vrasja, arrestohen babë e birë

Policia në Prizren ka arrestuar babë e birë nga fshati Gllarevë e Klinës për një tentim vrasje që ka ndodhur të martën në orët e vona në fshatin Llapçevë të Malishevës, ku viktimë e këtij rasti ishin dy të rinj.

Policia rajonale e Prizrenit përmes një komunikate për media bënë të ditur se të dyshuarit e kanë pranuar krimin dhe të njëjtëve u janë konfiskuar dy armë zjarri. Nuk janë bërë të ditura motivet ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Lini një koment