SHBA nuk i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë dhe nuk presin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Mediet serbe raportojnë se kështu është thënë pas takimit të Presidentit serb Tomisllav Nikoliq me Zëvendës sekretarin amerikan William Bërns.
Sipas të njëjtave burime presidenti serb i ka thënë Bërnsit se shteti që ai drejton është i angazhuar për të mbrojtur interesat e saj në Kosovë.
Nikoliq gjithashtu thuhet të ketë treguar se Serbia do të zbatoj marrëveshjet e arritura me Kosovën.