Seychelles paralajmëron njohje të shpejt të Kosovës
Në vazhdim të aktiviteteve lobuese në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e punëve të jashtme të Seychelles, Jean-Paul Adam
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli informoi ministrin Adam me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për procesin e përfundimit të suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur dhe procesin e njohjeve të Republikës së Kosovës.
Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli kërkoi nga ministri Adam njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës, dhe fillimin e ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve.
Në anën tjetër, kryeministri Spencer, ka thënë se vendi i tij nuk është kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq njohja formale do të ndodhë shumë shpejt, njofton zyra e Pacollit.
Zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Adam, se në kuadër të turneut të tij të ardhshëm në shtetet afrikane, në muajin tetor, do të zhvillojë edhe një vizitë në shtetin e Seychelles
