Rexhepi: Duhen reforma në PDK, por pa kushte
Për fillimin e zgjedhjeve brenda PDK-së, vendimi mund të merret gjatë javës së ardhshme, ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Bajram Rexhepi.
Sipas tij, zgjedhjet brenda PDK-së duhet të nënkuptojnë edhe një reformë në të cilën duhet të ketë vend edhe për njerëz të rinj, shkruan Lajm, që botohet nesër.
Por, kushtëzimi që kanë vënë disa nga anëtarët e kryesisë për sistemin e votimit një anëtar një votë ose largimin nga partia, për Rexhepin nuk duhet të qëndrojë.