Kalo te lënda

Maxhuni: S’ka SHIK në Polici

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka deklaruar se në institucionin të cilin e drejton nuk ka pjesëtarë të SHIK-ut.

“Nuk kam hasur asnjëherë njerëz të SHIK-ut. Nuk dua të komentoj se çfarë ka thënë Nazim Bllaca, unë mund te them se të gjithë policët e kryejn punën si duhet dhe nuk ka njerëz të asnjë shërbimi tjetër në Polici” ka thënë Maxhuni në KTV.

Maxhuni nuk ka dashur të komentoj ardhjen e tij në postin e të parit të Policisë duke thënë se ai vetëm ka udhëhequr operacionin e 25 korrikut dhe se është i kënaqur me suksesin e atij aksioni.

I pari i Policisë ka thënë se janë arritur suksese të shumta edhe në fushën e trafikimit me qenie njerëzore dhe me narkotikë.

Në fund Maxhuni ka konfirmuar se policia ende vazhdon të shkojë me helikopterë në pikat kufitare në pikat 1 dhe 31.

Lini një koment