Maxhuni: Dy vjedhjet në Polici, dëmtuan imazhin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka pranuar se vjedhja në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës dhe vjedhja e arit në ndërtesën e Policisë në Pejë, kanë dëmtuar imazhin e këtij institucioni.
“Këto dy raste të izoluara kanë ndikuar në imazhin e Policisë së Kosovës, por unë besoi se puna e mirë që po bën Policia mbron imazhin e mirë që vazhdon të ketë Policia”, është shprehur Maxhuni, në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se për rastin e vjedhjes se arit në Pejë janë suspenduar një numër i pjesëtarëve të policisë që kanë qenë përgjegjës për mbrojtjen e arit.
Maxhuni ka thënë se ky rast është duke e hetuar nga inspektorati i Policisë, ndërkaq për rastin e vjedhjes në dhomën e dëshmive është duke u marrë EULEX-i
Maxhuni ka thënë se kanë ndërmarr masa që të krijojnë siguri më të madhe në dhomat e dëshmive brenda policisë.
“Këtë vit së bashku me menaxhmentin e kemi ngrit sigurinë në dhomat e dëshmive në Policinë e Kosovës. Kemi siguruar një donacion për sigurimin e dhomave të dëshmive dhe tash e tutje do të jenë të siguruara në bazë të standardëve”, është shprehur ai.