Kthehet Presidentja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u kthye në Kosovë nga vizita disaditore në New York.
Gjatë javës së punimeve të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të SHBA-së Barack Obama, ku pjesëmarrës ishin edhe presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm të shumë vendeve të botës dhe zhvilloi takime të shumta në të cilat ka kërkuar njohjen e Pavarësisë dhe përkrahje në shumë fusha për Kosovën.