Kalo te lënda

Jahjaga, Brukselit: Jemi gati për dialog

Plani i Brukselit është që sa më shpejtë, e më se voni deri në fund të vitit, në tavolinën e bisedimeve në Bruksel të ulen përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton (Ketrin Eshton), presidentja dhe kryeministri i Kosovës dhe homologët e tyre nga Serbia, për të filluar dialogun politik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues.

Këtij plani i është kundërpërgjigjur edhe presidentja Jahjaga e cila thotë se është gati për çfarëdo plani që mund të servohet nga Brukseli.

 

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme për dialog me Serbinë për shumë çështje, por vetëm si dy shtete të pavarura”, ka thënë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Sipas saj, pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar dhe nuk ka kthim prapa. Kurse zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka theksuar se Kosova ka plan inicial për bisedime, dhe në momentin kur të finalizohet ai do të dërgohet në Kuvend.

 

Kuçi ka thënë se Brukseli nuk bën kërkesa që do ta dëmtonin Kushtetutën e vendit dhe Pakon e Ahtisarit, duke iu referuar kështu deklaratës së Ashtonit se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira.

 

Por, kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq, thotë se Serbia mund të bisedojë me Kosovën vetëm si me një pjesë të territorit të vet, dhe kjo për një status të zgjeruar për shumicën shqiptare në Kosovë.

Lini një koment