FIFA, sot ose nesër vendos për miqësorët e Kosovës
Dita e enjte dhe e premte pritet të jenë ditë të shënuara për futbollin kosovar. Sot dhe nesër, Komiteti Ekzekutiv i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, do të diskutoj për lejimin e miqësoreve ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës, teksa paraprakisht një vendim për lejimin e tyre ishte marrë gjatë muajit maj të këtij viti.
Gjithsesi, ai vendim u pezullua për tu rishqyrtuar edhe njëherë, pikërisht gjatë këtyre dy ditëve.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të diskutoj rreth kësaj çështje, ndërsa të premten pritet të dal me një vendim në një konferencë për media. Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse FIFA do të dal me vendim për lejimin e miqësoreve ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës.