Bula i “Çakallëve” akuzohet për vrasjen e 59 civilëve shqiptarë
Prokuroria për krime të luftës e Serbisë e ka ngritur aktakuzën kundër ish-pjesëtarit të formacionit famëkeq paramilitar “Çakallët” (Shakalli) Dejan Bullatoviqit i quajtur Bula, me të cilën e ngarkon për pjesëmarrje në vrasjen e të paktëve 59 civilëve shqiptarë në Kosovë, më 1999, është njoftuar nga
Bullatoviq që është nga Kraleva dhe deri më tash ka qenë në arrati, është akuzuar për krime në fshatrat Qyshk, Lubeniq e Zahaç, që kanë ndodhur më 1 prill dhe 14 maj të vitit 1999.
Sipas aktakuzës ai i ka krye krimet si pjesëtarë i formacionit famkqe “Çakallët” të cilin e ka komanduar Nebojsha Miniq i quajturi Mrtvi, (ka vdekur para dy vitesh në Argjentinë) në përbërje të aradhës 177 ushtarako territoriale të të Ushtrisë së Jugosllavisë nga Peja, transmeton RTK.
Lënda kundër Bullatoviqit do t’i bashkëngjitet lëndës së grupit të këtij formacioni kundër të cilëve procesi gjyqësor është duke vazhduar në Dhomën për krime të luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd.