Kalo te lënda

Arrestohet dy serb për krime lufte, njëri pjesëtar i Policisë

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it sot kanë arrestuar dy persona në dyshimin për krime lufte.

Burimet e Portalit ORAinfo.com bëjnë të ditur se të dyshimtit për krime lufte janë të nacionalitetit serb dhe njëri prej tyre është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë EULEX konfirmon se dy të dyshuarit janë duke u hetuar mbi supozimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në prill 1999 në Kosovë.

“Operacioni i përbashkët, i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e Policisë së EULEX-it dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës (NJHKLPK), është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri. Mbështetjen operative e kanë ofruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe Njësia Forenzike e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Të dyshuarit u arrestuan me urdhër të gjykatës, ndërsa është bërë edhe bastisja e shtëpive. Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Lini një koment