Shala: Serbia “zot” shtëpie në veri
Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala ka thënë se për veriun duhet te bisedohet në vija të Kushtetutës.
Ai tutje ka thënë se Serbia është zot shtëpie ne veri, dhe se qytetarët në atë pjesë nuk dinë asgjë për Pakon e Ahtisarit.
Në emisionin “Rubikon” Shala tha se tani Serbia duhet të largohet nga ajo pjesë që Kosova ta zbatoj Pakon e Ahtisarit,
Sipas Shalës me Serbinë nuk duhet të bisedohet vetëm për pjesën veriore sepse ka edhe çështje tjera që duhet biseduar.
Shala mendon se secila bisedë me Serbinë është puro politike dhe se është shumë fjalë e madhe të thuhet se Prishtina nuk do të bisedojë me Beogradin për veriun.
Shala thotë se një gjë e tillë nuk ka kuptim sepse qeveria e Serbisë veç është duke qeverisur me veriun.