Madonna:Obama është thjesht një mysliman i zi
Madonna njihet si një nga mbështetëset më të forta për Barack Obama-n dhe ka lobuar gjithmonë për të. Por, këtë radhë duket se i ka prishur shumë punë, me një gafë të sajën.
Gjatë një koncerti në Uashington, Madonna u ka bërë thirrje fansave të saj që të votojnë për Obamën, të cilën e ka cilësuar si një “mysliman të zi”.
Deklarata e Madonnës ka sjellë reagime të shumta për faktin se Obama nuk është mysliman dhe gjithashtu për faktin se si Madonna, e përshkruajnë edhe kundërshtarët e tij republikanë. Pra, duket se Madonna i ka prishur punë Obamës këtë radhë, emrin e të cilit e ka bërë edhe tatuazh më parë në trup.
