Kalo te lënda

Llugë në Sigurime

Prej 11 kompanive të sigurimeve sa operojnë në Kosovë, asnjëra nuk është për mashalla. Ato nuk i paguajnë klientët me kohë, kanë probleme me shërbimet, kanë probleme me stafin, me operatorë dhe raste tjera të korrupsionit.

Shkelje si këto i kanë evidentuar inspektoret e Bankës Qendrore të Kosovës në një valë inspektimesh, që përfshin periudhën 2011-12.

Zyrtarët e BQK-së kanë pranuar për gazetën Express se kanë shqiptuar masa ndëshkuese, për shkak të shkeljeve të rënda që kanë evidentuar në terren.

“Duhet theksuar se gjate viteve të fundit 2011-2012, BQK përmes urdhrave administrative ka ndërmarrë masa ndëshkuese/penalizuese ndaj kompanive të sigurimeve, veçanërisht në rastet kur është konstatuar shkelje në përgjithësi, edhe kur janë konstatuar vonesa në pagesën e dëmeve në veçanti”, ka thënë zyrtari për informim në BQK, Besnik Kada.

Lini një koment