Eksportohen këpucë Made in Kosova
Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka marrë pjesë në përcjelljen e kontingjentit të parë të këpucëve për eksport në Itali, nga fabrika e këpucëve “SOLID SHPK” nga Suhareka.
Kjo kompani disponon me 150 punëtor, me kapacitet të prodhimit në 2000 palë këpucë në ditë. Kompania në fjalë, përveç që prodhon këpuca për tregun vendor, pretendon të jetë edhe në tregun rajonal dhe në atë evropian.
Më këtë rast, kompania, e lartpërmendur përcollën sot kontingjentin e pestë pikërisht kësaj radhe për tregun italian, pikërisht për kompaninë prestigjioze “GEOX”. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini inkurajojë bizneset dhe prodhuesit e Kosovës në këtë rast “SOLID SHPK”, dhe të gjithë prodhuesit tjerë, të cilët eksportojnë mallrat e tyre drejt tregut rajonal si dhe atij evropian.
Sipas tij, në këtë mënyrë sa më shumë që eksportohet, më pak do të kemi import, ku në këtë mënyrë do të kemi edhe ekonomi dhe punësim më të lartë. “Ekonomia e Kosovës po ecë, megjithatë, duhet edhe me shumë të kemi oferta më të mira, sa i përket politikave tregtare dhe fiskale për prodhuesit vendor, në mënyrë që forcat konkurruese të prodhuesve kosovarë të barazohen me ato forca të cilat janë konkurrente në tregun tonë”, tha Shahini.
Më tutje ai shtoi se na gëzon fakti që doganat e Kosovës po e perfeksionojnë profesionalizimin e vet me programe të reja, por nuk duhet të vuajnë bizneset e Kosovës, për shkak të ndryshimeve të programeve në dogana dhe të presin nga pesë ditë për eksport./standardi.info