Kalo te lënda

Dy të vdekur dhe 12 të plagour në disa aksidente Shqipëri

Dy të vdekur dhe 12 të plagosur është bilanci i aksidenteve të regjistruar ditën e sotme në rrugët e Shqipërisë. Katër prej këtyre aksidenteve u regjistruan brenda një orën në Tiranë.

Aksidenti i parë në Tiranë u shënua rreth orës 15:00 tek vendi i quajtur rrethrrotullimi i Doganës, ku një këmbësor u përplas nga makina. I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.  Pak më vonë thuajse në të njëjtin vend një tjetër person mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti .

Aksidenti tjetër u shënua në zonën e Paskuqanit ku nga përplasja e dy makinave, vetëm pak minuta pas aksidentit, gjeti vdekjen një nga drejtuesit e makinave, Bardhyl Haxhillari, 59 vjeç. Nga aksidenti mbeti e plagosur, 26-vjecarja Entela Jaho, pasagjere.

Brenda së njëjtës orë një tjetër aksident u shënua në zonën e quajtur Kthesa e Kamzës. Në aksident u përfshinë 3 automjete. Njëra prej tyre menjëherë pas përplasje u përfshi nga flakët. Sipas policisë 1 person ka mbetur i plagosur nga ky aksident.

Në rrugën Fier- Patos, në afërsi të varrezave publike një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë u dërguan në gjendje të rëndë në spital. Dy makina u përplasën me njëra- tjetrën, për shkaqe ende të panjohura.

Në mbrëmje një aksident me 6 persona të plagosur u regjistrua në Gjirokastër pranë fshatit Grapsh. Një makinë e tipit Fuoristradë u përplas me një automjet tjetër.(panorama)

Lini një koment