Buzhala: Krasniqi le të ikë po deshi
Deputeti i PDK-së Berat Buzhala i është përgjigjur kritikave të ashpra të sekretarit të PDK-së, Jakup Krasniqi, adresuar kundër formës së avancimit të disa anëtarëve të rinj në parti.
Sa i përket largimit të mundshëm të Jakup Krasniqit nga PDK Buzhala ka thënë se nëse ai do që të ikën atëherë edhe mund të ikën.
Buzhala për “Lajm” ka thënë se ai synon sa më shumë avancim në këtë parti.
Ndërsa, për idenë e Krasniqit, një anëtarë një votë për zgjedhjet në PDK, ai ka thënë se ajo është kopjuar nga e majta e Shqipërisë, por, sipas tij, ka edhe modele të tjera evropiane.